Flash News

KRYESORE

Protesta/ E procedoi policia, reagon aktivisti: Mbani shënim: sa herë shkoj në shtëpi dua ta shikoj në sy time bijë

Policia procedoi penalisht 25 persona, për pjesëmarrje në protestën e studentëve, mes tyre edhe emra të njohur si Edmond Tupja, Robert Aliaj, studentja Estela Nazarko etj.

Mes tyre u rendit edhe emri i aktivistit Adriatik Lapaj. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se ky është procedimi i tretë për këtë vit dhe për këtë të fundit thekson se e ka për nder kur bëhet fjalë për kauzën e rinisë.

“Procedimi i 3-te penal për këtë vit.

I falënderoj që ky i treti ishte për kauzën e rinis, të tashmen dhe të ardhmen!

Tani mbani shënim: 1000 procedime bëni, unë luftën ndaj të keqes pavarësisht si e ka emrin e kam të panegociueshme sepse sa herë shkoj në shtëpi dua ta shikoj në sy time bijë.

Të dua Amantia ime, ti nuk do rritesh në një kënetë si unë...

MBËSHTETINI STUDENTËT”, shkruan aktivisti Lapaj.

Të fundit