Flash News

KRYESORE

Protesta e shoqërisë civile, reagon Basha: Rama po përdor dhunë fashiste

Protesta e shoqërisë civile, reagon Basha: Rama po përdor

Kreu i opozitës, Lulzi Basha ka reaguar përmes rrjeteve sociale ne lidhje me protestën e shoqërisë civile në sheshin “Skënderbej”. Basha e sheh reagimin e policisë së shtetit si  një pasqyrë të regjimit të ndërtuar nga Edi Rama.

Sipas Bashës, ky regjim po përdor pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.

Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë.

 

Të fundit