Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, aktivisti Lapaj: Rama po mban peng prindërit; “Pakti për Universitetin” nuk do sjellë lehtësira

Protesta e studentëve, aktivisti Lapaj: Rama po mban peng prindërit;

Aktivisti Adriatik Lapaj shprehet se “sot studentët janë në protestë dhe vazhdojnë të jenë përsa kohë që shumica e tyre nuk vazhdojnë të bëjnë mësim.”

“Pjesa më e madhe e universiteteve janë të bllokuara”, u shpreh ai gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Sipas aktivistit, kryeministri Edi Rama po i drejtohet prindërve me deklarata sepse, ndryshe nga të rinjtë e pasionuar që duan të ecin përpara, ata janë të prirur drejt ‘status quo’-së. Lapaj theksoi se “Pakti për Universitetin”, i prezantuar nga Rama, nuk do të sjellë asnjë lehtësi për studentët.

“Rama po i drejtohet prindërve dhe jo pa arsye sepse rinia është sinonim i pasionit, zhvillimit sepse duan të ecin para. Ndërsa prindërit janë të prirur drejt status quo-së, ai i drejtohet prindërve për të gjuajtur dy zogj me një gurë. Rama po mban peng prindërit, por ne nuk mund të rrimë më peng. Prindërit i marrin fëmijët në telefon dhe u thonë ‘hajde në shtëpi se sa të harxhosh lekë atje’ dhe ndaj fëmijët po rrinë në shtëpi. Pakti për Universitetin, ka bërë një paketë VKM që e ka të dobët ligjërisht që e rëndojnë barrën dhe nuk e lehtësojnë studentin”, tha Lapaj.

Të fundit