Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve në Tiranë nis me bllokim rrugësh, në Korçë mbyllet universiteti

Protesta e studentëve në Tiranë nis me bllokim rrugësh,

Protesta e studentëve në Tiranë ka nisur mëngjesin e sotëm me bllokimin e rrethrrotullimit të zonës së Qytet Studentit. Një grup të rinjsh nuk po lejojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks të rëndësishëm dhe me shumë trafik.

Studentët e të gjithë fakulteteve në kryeqytet, pritet të mblidhen sërish përpara Kryeministrisë, ku do të kërkojnë zbatimin e tetë pikave për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

Ndërkohë, në Korçë studentët kanë bojkotuar sërish mësimin. Dyert e Universitetit ‘Fan S. Noli’ nuk janë hapur këtë mëngjes për shkak se studentet nuk pranojnë të rikthehen në auditore pa zbatimin e kërkesave.

Të fundit