Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, policia procedon 25 persona, mes tyre pedagogu i njohur dhe Robert Aliaj

Policia ka proceduar 25 persona, pjesë e protestës së studentëve të zhvilluar prej një jave para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas ‘News 24’ mes të proceduarve janë edhe pedagogu Edmond Tupja, si dhe kantautori dhe artisti i njohur Robert Aliaj.

Po ashtu, mes tyre janë proceduar edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike, por ende nuk janë identifikuar emrat e tyre.

Sipas policisë, shkak për nisjen e procedimit është organizimi i protestave të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente.

Sipas policisë, ata që bllokuan sheshin “Rilindja” janë fotografuar.

Mes të proceduarve të tjerë janë edhe:

Altin Goxhaj

Mirela Ruko

Pedagogu Redi Muçi

Klodian Leka

Të fundit