Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Rama gjen ‘fajtorët’ edhe nga PS-ja; kritikat për FRESSH dhe lidhja me Veliajn

Protesta e studentëve, Rama gjen ‘fajtorët’ edhe nga

15 ditë nga protesta e studentëve, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur edhe fajtorët që janë nga krahu i tij. Nga Vlora, Rama shprehu rezerva për FRESSH, forumin e të rinjve socialistë, teksa u shpreh se “për fat të keq të partisë që e ka, tregoi këtë herë se nuk ekziston në universitete”.

Politiko.al ka mësuar, përmes një burimi në kryeministri, se pak ditë më parë, Edi Rama ka thirrur në një takim kreun e FRESSH, Eljo Hysko. Në takimin në fjalë, kreu i socialistëve ka ‘shfryrë’, ndaj kreut të FRESSH pikërisht për faktin që strukturat e kësaj organizate pranë universiteteve nuk kanë funksionuar si dhe shumë prej anëtarëve të saj ishin pjesë e protestës.

Pas kritikave të Ramës, kreu i FRESSH njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në rrjetin social Facebook, por pak më vonë e fshihu postimin. Duke ju referuar burimeve, Politiko ka mësuar se Hysko është tërhequr nga dorëheqja pas ndërhyrjes së kryeministrit, duke e lidhur me faktin se nuk ishte momenti i duhur pasi largimi i kryetarit mund të sillte shthurje të forumit socialistë.

Por kritikat e Ramës ndaj kreut të FRESSH kanë ngritur dyshime edhe për raportin mes kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj. Kjo për faktin, pasi Eljo Hysko njihet si njëri i afërt i Veliajt, madje kryebashkiaku u angazhuar përmes rrjetit të tij në PS-së në zgjedhjen e tij në krye të forumit të të rinjve.

Por nuk dihet ende deri më tani nëse protesta e studentëve, krahas plotësimit të tetë pikave, siç është shprehur Rama, do të shoqërohet edhe me ‘prerje kokash’ nga radhët e socialistëve.

Të fundit