Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve/ Të rinjtë vendosin të krijojnë një lëvizje të re, kur pritet t’i rikthehen marshimit

Dje, studentët u janë rikthyer protestave pas më shumë se një viti nga tubimet masive jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet kryesore të vendit.

Studentë nga tre fakultete në Tiranë u mblodhën paraditen e djeshme në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me ‘Paktin për Universitetin’.

Përmes faqes ‘Rezistenca Rinore’, të rinjtë kanë njoftuar se dje morën një vendim për krijimin e Lëvizjes për të Drejtat e Studentëve, që ka si mision të parë mbledhjen e 20 mijë firmave për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Po ashtu, ata kanë njoftuar se do të rikthehen sërish pas dy javësh në protestë, nëse qeveria nuk merr masat e kërkuara prej tyre.

Të fundit