Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, tërhiqet Nikolla: Shfuqizojmë VKM-në për tarifat e kreditet

Protesta e studentëve, tërhiqet Nikolla: Shfuqizojmë VKM-në

Pas protestave masive të studentëve nga thuajse të gjitha universitetet publike në Tiranë dhe në rrethe, tërhiqet Ministria e Arsimit për një nga pikat e kërkuara nga të rinjtë.

Në një konferencë për mediat, ministrja Lindita Nikolla ka deklaruar se është rënë dakord me një nga kërkesat e studentëve, të cilët parashikonin:

Përgjysmimi tarifave

Heqja e tarifave shtesë

Përmirësim i kushteve

Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.

“Kemi vendosur të shfuqizojmë vendimin e marrë më 18 maj, VKM-në me numër 4 për tarifat dhe kreditit. Qeveria nuk bën as ulje dhe as rrije tarifash, ndërsa tarifat e studimit do të jenë tagër i universiteteve”, u shpreh Nikolla.

Të fundit