Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, tri kërkesat ndaj Ministrisë së Arsimit: Klientelizëm mbrojtja e gjuhëve të huaja te privati

Aktivisti Mirjan Aliaj ka deklaruar nga studio e “Fax News” se protesta e studentëve ditën e nesërme ka si qëllim përmbushjen e tre kërkesave.

1-Përgjysmimi i tarifës

2-Mbrojtja e gjuhës së huaj ne universitetin shtetëror dhe jo tek privati

3-Heqja e rregullit që studentët të paguajnë dyfish më shumë kur ata mbartin një lëndë.

Aliaj tha se këto tre kërkesa të studentëve duhet të merren parasysh nga ministria e Arsimit. Ai tha se financimi I universitetit publik garantohet në masën 60% nga studentët, ndërkohë që kushtet dhe infrastruktura sipas tij lënë për të dëshiruar.

Ai tha gjithashtu se edhe pedagogët shumë herë mungojnë dhe nuk vijnë të shpjegojnë pasi kanë humbur interesin.

“Përgjysmimi i tarifës, heqja e kushtit për të mbrojtur gjuhën e huaj tek private dhe jo tek shteti ku duhet të paguajmë dhe para, dhe kjo është një klientelizëm. Gjithashtu në master është një rregull I çuditshëm, nëse mbart një lëndë duhet të paguash dyfish më shumë.

Studentët financojnë 60% të universitetit, edhe kushtet nuk janë të justifikueshme. Qëllimi është që tarifat të shkojnë në nivelin e privatit.

Disa nga pedagogët kanë humbur interesin dhe nuk vijnë shumë të shpjegojnë, infrastruktuara është skandal, auditorët është skandal. Reagimi i ministres së arsimit ishte mospërfillës. E vetmja zgjidhje është të bashkohemi për të drejtat tona”, përfundoi Aliaj.

Të fundit