Flash News

KRYESORE

Protesta edhe në Berat, fermerët: Nuk kanë njerëzit lekë me ble, po falimentojmë

Qytetarët e Beratit kanë organizuar sot një protestë në Urën Vajgurore, ku kanë ngritur zërin për shqetësimet e tyre.

Megjithëse, falë punës së tyre, prodhimet nuk kanë munguar, fermerët shprehen se po falimentojnë. Kjo pasi sipas tyre nga ana e shtetit nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për tregtimin e proshimeve të tyre dhe për rrjedhojë, prodhimet nuk shiten.

Me thirrje dhe me parulla në duar ata drejtojnë gishtin tek qeveria.

"Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble. Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët. Nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave", shprehen qytetarët.

Të fundit