Flash News

KRYESORE

Protesta/ Garda shpërndan turmën me gaz lotsjellës, një person i lënduar te Kryeministria

Garda e Republikës ka ndërhyrë ndaj protestuesve që sulmuan pak minuta më parë godinën e Kryeministrisë. Me ujë nga brenda godinës dhe gaz lotsjellës nga tarraca, Garda ka mundur të shpërndajë protestuesit nga shkallët e Kryeministrisë.

Gjatë tensionit, një person ka mbetur i lënduar dhe është larguar nga godina nga disa persona të tjerë. Deri më tani nuk dihet gjëndja e tij shëndetësore, por mësohet se po i jepet ndihma e parë.

Protestuesit tentuan të thyenin derën e Kryeministrisë dhe të largonin skelën e vendosur aty pranë, por ndërhyrja e Gardës i ka larguar për momentin.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar Policinë se ka provokuar protestuesit, ndërsa presidenti Ilir Meta ka kërkuar vetëpërmbajtje nga qytetarët.

Të fundit