Flash News

KRYESORE

Protesta/ Gazetari ironizon thirrjen e ambasadës së SHBA: Mbase, policia e ka bërë gati që sot individin e dhunshëm

Gazetari Basir Çollaku ka shkuar përtej deklaratës së sotme të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar. Ambasada apeloi shmangien e akteve të dhunës.

Duke u ndalur te fraza “kur një protestë njolloset nga akte dhune qoftë edhe një person”, gazetari nge dyshimet se “ky individ i dhunshëm” është bërë gati që sot nga policia, qëllimisht.

Madje, ai ironizon duke shkruar se duket sikur kjo ambasadë me Uashingtoni, flasin rrallë së bashku.

Reagimi:

Ish-ambasadori Donald Lu nga Kirgistani, sapo beri deklaraten e Ambasades per protesten neser ne Tirane..

Dhe nje individ i vetem i dhunshem (edhe kur keto i fut policia sic ndodh, mbase e kane bere gati qe sot individin e dhunshem..) e kompromenton qellimin...

Dhuna helmi me gaz i policise ndaj qytetareve neper shpia apo qendra te banuara pa qene protestues eshte demokratik sipas Ambasades?!?!?

Kjo Ambasada amerikane ne Tirane dhe Uashingtoni duket sikur flasin rralle bashke...

Me kete qeverisje duhet te jete jo nje individ por gjith populli i dhunshem...ua ka lene amanet Xhefersoni amerikaneve...

Të fundit