Flash News

KRYESORE

“Protesta i dha shuplakë qeverisë”, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet, akuzon studentët se po ndikohen nga opozita

“Protesta i dha shuplakë qeverisë”, kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përpoq të jepte sinjale tërheqeje përballë studentëve, por sërish nuk i rezistoi tundimit për t’i konsideruar ata të përdorur nga opozita shqiptare.

Gjatë fjalimit të shkurtër në Kuvend, kryeministri Rama tha se “protesta i dha shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës.” Ai i qëndroi idesë së dialogut me studentët, pasi sipas tij, kjo është mënyra se si shoqëria kërkon zgjidhje.

“Adashi im me mbiemër, Rama Luan, tha që studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithë jashtë. Ndërkohë që juve ju kanë nxjerrë jashtë sepse u detyruat të hidheni në legalitet dhe të ndikoni protestën të maskuar. Dje janë formuar edhe organet e para të drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP, pasi u krijua edhe KED. Ndërkohë që sa i përket propozimit të tyre (LSI), nuk është as çështje procedure dhe as çështje buxheti, propozimet e tyre janë të refuzuara sepse janë propozime për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë. E dyta, protesta i dha një grusht opozitës. E treta, i dha shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon zgjidhje, dhe shoqëria nuk mund të pranojë që zgjidhja të vijë nga Luli, Mona dhe Qorri. Zgjidhja vjen me dialog. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes sepse kërkon të fusë studentët në qorrsokak”, tha Rama nga foltorja e Parlamentit.

Menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Rama, deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar dy amendamentet e LSI-së, që sipas opozitës, i jepte zgjidhje disa prej kërkesave të studentëve.

Amendimet e LSI, Balla: Buxhetin e ka Meta, reagon Vasili: Ju shkaktuat protestën, zgjidheni!

Skandali te Kuvendi, studentëve u shkëputet energjia elektrike: T’ju vijë trup. Ne do e gjëjmë mënyrën të japim mesazhet

Të fundit