Flash News

KRYESORE

"Protesta ishte masive", Paloka: Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur

"Protesta ishte masive", Paloka: Njerëzit nuk vijnë për

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar në “News 24” ka folur për protestën e ditës së djeshme, ndërsa pohoi  se ajo e arriti qëllimin e saj duke treguar një pjesëmarrje të madhe.

Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranueshme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit.  Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive.  Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca.  Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush.  Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, tha Paloka.

Të fundit