Flash News

KRYESORE

Protesta kundër koncesioneve dhe taksave të larta, shqiptari niset nga Frankfurti për të qenë sot në Tiranë

Një emigrant shqiptar që jeton në Frankfurt të Gjermanisë, ka prerë biletën e avionit për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në protestën që zhvillohet sot, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë. Shtetasi Altin Q., ka publikuar foton e biletës së avionit në faqen e ‘Nisma Thurje’, që është edhe organizatorja e protestës, dhe njofton se sot do u bashkohet qytetarëve të tjerë që kërkojnë ndalimin e dhënies së koncesioneve vetëm për një grusht biznesmenësh.

Në orën 12:00, me dhjetëra qytetarë pritet të mblidhen sot në Parkun Rinia, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Tjetër protestë sot në Tiranë, shoqëria civile organizohet kundër koncesioneve të qeverisë Rama

Të fundit