Flash News

KRYESORE

Protesta kundër prishjes së teatrit, Basha mbështet artistët: Kauza juaj është legjitime

Protesta kundër prishjes së teatrit, Basha mbështet

Protesta paqësore e aktorëve, shoqërisë civile dhe artistëve, të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka vijuar edhe gjatë së dielës pasdite para godinës.

Lidhur me qëndrimin e tyre, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar mbështetje të plotë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime”, ka shkruar lideri i opozitës.

Të enjten aktorët zhvilluan edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj, por asnjëra palë nuk toleroi rreth kërkesave të tyre.

Të fundit