Flash News

KRYESORE

Protesta masive e studentëve, gazetari i Top Channel: Mu mbush zemra, uroj që politika s’do ua bëjë "pis"

Me mijëra studentë po protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për rritjen e tarifave për provimet.

Ata kanë nisur protestën e tyre prej disa ditësh, ndërsa sot janë vendosur më të shumtë në numër para godinës së ministrisë së drejtuar nga Lindita Nikolla.

Gazetari dhe moderatori i Top Channel, Denis Dyrnjaja në një postim në rrjetet sociale mbështet protestën e të rinjve dhe kërkon që politika të mos përlyhet në nismën e tyre, siç ndodh rëndom.

“Kurajoja e studentëve shqiptarë që po protestojnë për të drejtat e tyre te Ministria e Arsimit, të mbush zemrën. Të shpresojmë që politika nuk do jua bëjë "pis" këtë protestë. Studentët flasin me zërin e tyre s'kanë nevojë për megafonët e ndotur të politikës” , shkruan gazetari.

Studentët kërkojnë uljen e menjëhershme të tarifave dhe nuk pranojnë të hyjnë në diskutime me zyrtarët e ministrisë për këtë çështje, por marrjen e vendimin nga ky institucion.

Të fundit