Flash News

KRYESORE

Protesta masive kundër tij, Maduro premton zgjedhje të parakohshme

Protesta masive kundër tij, Maduro premton zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro tha se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Nacionale.

Maduro e bëri këtë deklaratë para mbështetësve, në një ditë kur e gjithë Venezuela u përfshi në protesta masive kundër tij. Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur Huan Guaido e akuzon se Maduro u zgjodh në një proces zgjedhor me manipulime të mëdha.

Guadio njihet si president i përkohshëm nga SHBA-të dhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova.

Të fundit