Flash News

KRYESORE

Protesta masive në Bjellorusi, mijëra qytetarë dynden sërish në rrugë kundër Lukashenko-s

Protesta masive në Bjellorusi, mijëra qytetarë dynden sërish

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë përsëri në rrugë në Bjellorusi, duke u përleshur me policinë dhe duke protestuar kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar rreth 140 protestues.

Në Bjellorusi protestat masive nisën që me zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat besohet nga të gjithë duke përfshirë edhe ndërkombëtarët, se ishin të manipuluara.

Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe mohon akuzat për mashtrim elektoral.

Duke raportuar në kulmin e protestave, Steve Rosenberg, reporteri i BBC në Minsk, tha se kishte një  numër më të madh të forcave policore që ndodheshin në rrugë, sesa në ditët e kaluara.

Disa protestues bërtisnin “turp”, “turp” dhe “largohu” ndërsa të tjerë mbanin pankarta në duar dhe talleshin me Lukashenkon.

Shumë rrugë u bllokuan nga policia në përpjekje për të parandaluar njerëzit të arrinin në zonat kryesore të qytetit.

Një grup i madh i protestuesve marshuan drejt rezidencës së Lukashenko-s, në Pallatin e Pavarësisë, i cili mbrohej  nga policia, por turma edhe pse shume agresive, u shpërnda në mënyrë të qetë.

Të fundit