Flash News

KRYESORE

Protesta / Matjanët bllokojnë ndërtimin e HEC-it në lumin Flim

Protesta / Matjanët bllokojnë ndërtimin e HEC-it në lumin

Disa banorë nga qyteti i Matit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një HEC-i në lumin Flim të fshatit Lam i Madh.

Kanë qenë rreth 200 banorë që kanë marrë pjesë në këtë protestë, të ardhur nga fshatrat Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh. Gjithashtu, për të mbështetur protestuesit kanë shkuar edhe qytetarë nga Tirana.

Ata janë mbledhur pranë kantierit të ndërtimit të HEC-it në Lamin e Madh ku kanë penguar edhe punimet e firmës.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë pezullimin e punimeve pasi sipas tyre futja në tubacione e lumit Flim, do të dëmtonte jo vetëm ekosistemin, por do të detyronte banorët të shpërngulen nga aty.

Ata janë mbështetur gjithashtu edhe nga ambjentalisti Sazan Guri.

Të fundit