Flash News

KRYESORE

Protesta/ Mbi 50 persona të shoqëruar; Prokuroria e Tiranës ngre grup të posaçëm hetimor

Protesta/ Mbi 50 persona të shoqëruar; Prokuroria e Tiranës ngre

Mbi 50 persona raportohet se janë shoqëruar në komisariatet e Policisë së Tiranës. Gazetarët në terren raportojnë se mes të shoqëruarve ka edhe persona që po protestonin paqësisht përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së.

Gjithshtu, Prokuroria e Tiranës mësohet se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për protestën, si dhe për sjelljen e policisë.

Situata te zona e ‘Myslym Shyrit’ vijon të jetë e tensionuar. Policia po përdor në masë të madhe gazin lotsjellës, duke shkaktuar shqetësim dhe probleme te banorët që jetojnë aty.

Të fundit