Flash News

KRYESORE

Protesta më 2 mars, Bozdo: Një qytetar i mirë duhet të jetë prezent për hir të kauzës së drejtë

Protesta më 2 mars, Bozdo: Një qytetar i mirë duhet të

Anëtari i Kryesisë të PD Eno Bozdo, duke komentuar tubimin që do të mbahet më 2 maj tha se një qytetar të mirë duhet të jetë prezent.

Ai arguementoi se kjo duhet të ndodhë për shkak të kauzës të drejtë, jo për partitë apo presidentin.

“Është e kuptueshme që kauza që lidhen drejtpërdrejt me jetën e të qytetarëve ndjehen më shumë. Për këtë nuk di. Një qytetar i mirë duhet të jetë prezent atje. Jo për partitë opozitare, jo për presidentin por për kauzën e drejtë. Besoj që do ketë pjesëmarrje. Mua si Eno më intereson jo thjesht shifra por që qytetaria të veprojë”, deklaroi Bozdo në rubrikën ‘Opnion’.

Sa i takon opozitës ai tha se “la pak gjasa që PD të angazhohet në protesta deri në çastin e mbarimit të reformës zgjedhore”. “Afati i fundit është 15 marsi. Është ajo që e kanë kërkuar ndërkombëtarët, opinioni publik”, tha Bozdo.

Të fundit