Flash News

KRYESORE

Protesta në katër qytete, Rama reagon me shpërfillje: Interesant

Katër protesta janë zhvilluar në katër qytete të vendit pasditen e së hënës. Në Shkodër, Lezhë e Kavajë, qytetarët kanë bllokuar rrugët ndërkohë që në Tiranë po protestojnë studentët, banorët e Unazës së Re si dhe ata që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

Për këto protesta ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili thotë se protestat janë të nxitura politikisht.

“Interesant😊Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë🤔Studentët s'duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës🤮Jo politikë?😉”, shkruan Rama.

Të fundit