Flash News

KRYESORE

Protesta në Këlcyrë/ Vangjel Tavo: Mungesë transparence dhe mospërfillje për dhjetëra familje

Protesta në Këlcyrë/ Vangjel Tavo: Mungesë transparence dhe

Ish deputeti i LSI, Vangjel Tavo, lidhur me protestën e realizuar para Bashkisë Këlcyrë, është shprehur se po tregohet mungesë transparence dhe mospërfillje për dhjetëra familje të zonës.

Tavo thekson se prishja dhe rrënimi i ndërtesave në emër të zhvillimit apo progresit është i pajustifikuar dhe i papranueshëm nëse banorët nuk bëhen pjesë e dialogut dhe komunikimit.

Reagimi i plotë:

Arrogancë dhe paligjshmëri, mungesë transparence dhe mospërfillje për dhjetëra familje të Këlcyrës.

Rasti i Tiranës po përsëritet edhe në Këlcyrë. Rrezikohet shembja e dhjetra banesave në qendër të qytetit. Asnjë sqarim dhe informacion, as nga Bashkia e as nga qeveria.

Prishja dhe rrënimi i ndërtesave në emër të zhvillimit apo progresit është i pajustifikuar dhe i papranueshëm nëse banorët nuk bëhen pjesë e dialogut dhe komunikimit. Çdo projekt i detyruar që dhunon të drejtën e banorëve është antidemokratik dhe antiqytetar, dhe mbi të gjitha është korruptiv.

I bëj apel qeverisë dhe bashkisë Këlcyrë të informojnë dhe dialogojnë me banorët e prekur, dhe sipas ligjeve në fuqi të respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe në rast kompensimi të realizohet dhe respektohet vlera reale e tregut të pronave dhe objekteve.

Gjithnjë me qytetarët e qarkut të Gjirokastrës. Gjithnjë kundër çdo nisme që dëmton të drejtat e banorëve.

Stop arrogancës dhe mos abuzoni në emër të zhvillimit dhe progresit pasi zhvillimi dhe progresi i vërtetë i një qyteti apo vendi ndodh vetëm kur respektohet e drejta e njeriut të thjeshtë.

Të fundit