Flash News

KRYESORE

Protesta në Kukës/ Berisha: Populli i thotë jo ‘plaçkës Rama’! Kryemadhi: Kryeministri po kënaq oligarkët

Protesta në Kukës/ Berisha: Populli i thotë jo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën në Kukës kundër tarifës për ‘Rrugën e Kombit’, duke u shprehur se populli i thotë jo “plaçkës Rama”.

“Populli i thotë JO ‘plaçkës Rama’! Protesta të fuqishme kundër ‘plaçkes Rama’ në Rrugën e Kombit, dhunë e turpshme policore ndaj protesuesve, shumë qytetarë të plagosur, shkruan Berisha.

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për ngjarjen. Ajo thotë se qytetarët e Kukësit kanë dëshmuar sot se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm. Duke akuzuar se kryeministri Edi Rama po kënaq oligarkët me këto vendime, Kryemadhi paralajmëron se revolta në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen

“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm. Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë. Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, shprehet Kryemadhi.

Sa i përket informacioneve që vijnë nga vendngjarja, jo zyrtarisht raportohet për tre persona të plagosur. Për momentin situata paraqitet e qetë në Kalimash, ndërsa po shtohen forcat e policisë.

Përplasja në Kukës, Rama paralajmëron kundërpërgjigje ndaj protestuesve: Do të marrin përgjigjen e merituar 

 

Të fundit