Flash News

KRYESORE

Protesta në ‘lupën’ e mediave të huaja, ish ministri: VOA u shpall kazan, RT jo

Protesta në ‘lupën’ e mediave të huaja, ish ministri:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar mënyrën se si është paraqitur protesta e opozitës së bashkuar në mediat e huaja.

Media ruse “RT” i ka kushtuar një hapësirë të detajuar situatës në vend, ndërsa Manjani shprehet se të gjithë ata që akuzojnë opozitën shqiptare për këtë raportim nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm arrijnë në kulmin e hipokrizisë.

Postimi i plotë:

Ata që rusët i kanë pranuar gjithë jetën si udhëheqës ideologjikë;  i futën si offshore-sa në ekonominë tonë; Janë gati të parakalojnë prapë në bulevard në nderim të Rusisë; çdo media që ju thotë të vërtetën përfshi dhe ata të huaja i quajnë KAZAN;

Kanë fytyrë të akuzojnë opozitën e sotme pse i citon RT! Kulmi i hipokrizisë!!! E përsëris: VOA u shpall kazan, RT jo! Por t’i lëmë të gjitha sa thuhet, e ç’ë pastaj se dikush prej nesh jep një prononcim qoftë edhe në RT?! Merruni me brendinë e atyre që thuhen dhe jo me vendin ku thuhen.

Të fundit