Flash News

KRYESORE

Protesta në Rrugën e Kombit, imituesi i Ramës kundër kryeministrit: Vendim i gabuar, pasojat i vuajnë njerëzit që e votuan

Aktori i njohur i emisionit të humorit, Florian Binaj, i cili njihet si imituesi i kryeministrit Rama në emisionin humoristik “Portokalli” u është bashkuar zërave kundër vendosjes së taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Binaj ka mbështetur protestuesit që u konfliktuan me policinë dhe me pas i vunë flakën sporteleve të kompanisë koncensionare 'AHC'.

Sipas tij, vendosja e taksës ishte një vendim i gabuar dhe i pamatur i qeverisë. “Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën. Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën në pushtet. Populli i shkretë që ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli. Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit! Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqësore!”, ka shkruar Binaj.

Deri tani policia ka arrestuar 24 persona që morën pjesë në protestë ndërsa janë lëshuar në total 36 urdhër-arreste.

Të fundit