Flash News

KRYESORE

Protesta në Rrugën e Kombit, Prokuroria lëshon 24 urdhër-arreste, deputetët e opozitës takim me drejtorin e policisë

Një ditë pas protestës në Rrugën e Kombit, sot banorët e Kukësit janë ngritur sërish të revoltuar, këtë herë për lirimin e dhjetëra personave të arrestuar sot në orën 04.00 të mëngjesit nga policia dhe forcat RENEA.

Mësohet se Prokuroria ka lëshuar deri tani 24 urdhër-arreste, ndonëse numri i të shoqëruarve është më i lartë.

Qytetarët janë mbledhur prej rreth një ore para komisariatit të Kukësit dhe kërkojnë lirimin e personave të arrestuar nga policia, si personat që shkaktuan incidente në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Nga ana tjetër, deputetë të opozitës, përfshirë PD dhe LSI kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në Kukës. Ata kanë zhvilluar një takim me drejtorin e policisë së Kukësit dhe pritet që të dalin në një deklaratë për mediat.

Po ashtu, pas ankesave të familjarëve të të arrestuarve kanë mbërritur në Kukës edhe 4 komisionerë të Avokatit të Popullit.

Sipas familjarëve, arrestimet e tyre janë të padrejta, pasi kanë vënë në pranga ata persona që kanë qëndruar me duar në xhepa dhe nuk kanë shkaktuar incidente.

Të fundit