Flash News

KRYESORE

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk është përgjigjja

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk

Mes reagimesh të shumta për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit mes banorëve të Kukësit dhe policisë vjen edhe komenti i ambasadorit britanik në Tiranë, Duncan Norman.

Përmes një reagimi në twitter, Norman thekson se dhuna nuk është përgjigja për zgjidhjen e rasteve të tilla.

“Të trishtuar nga plagët e shkaktuara në incidentin e djeshëm në autostradën e Kukësit. Dhuna nuk është përgjigjja” , shkruan ambasadori britanik në Tiranë, lidhur me protestën e një dite më parë, ku nga përleshja me gurë e sende të forta u plagosën 13 policë dhe dhjetëra qytetarë. Ndërkohë, sot u arrestuan 23 persona dhe 24 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi protestuan kundër taksës së rrugës së kombit.

Të fundit