Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta në Serbi- hija e gjatë e komunizmit; Vuçiç i adoptoi metodat e qëndrimit në pushtet nga mentori i tij, Milosheviç
Protestuesit në Beograd dhe qytetet e tjera serbe kanë arsye të forta për të dalë në rrugë. Sepse në zgjedhjet e 21 qershorit, ata u mashtruan nga presidenti i tyre Aleksandar Vucic, thotë Miodrag Soric.
Agjentë të huaj - ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiç është i sigurt për këtë. Vetëm disa javë më parë ai korri një fitore dërrmuese në të ashtuquajturat "zgjedhje". Tani ai kontrollon dy të tretat e të gjitha vendeve në parlament. Kjo ia bën edhe më të vështirë të shpjegojë sfondin e trazirave, pakënaqësinë ndaj qeverisë së tij. Ose se si këta "agjentë të huaj" të vërtetë ose të shpikur mund të drejtojnë dhjetëra mijëra demonstrues në disa qytete.
Vuçiçi nuk i quan gjërat me emrin që kanë. Përhap vetëm teori konspirative, imazhe të vjetra të armikut komunist. Ai e ka mësuar këtë nga mentori i tij, krimineli Slobodan Milosheviç. Ashtu si ai, ai u shndërrua nga komunist në nacionalist dhe tani hiqet si demokrat. Nga Milosheviçi ai gjithashtu adoptoi metodat për të qëndruar në pushtet: persekutimin e opozitës, unifikimin e mediave, kontrollin e gjyqësorit. "Zgjedhjet" e fundit në Serbi nuk ishin zgjedhje - të paktën jo demokratike. Raportet e OSBE-së dhe të vëzhguesve të tjerë të zgjedhjeve flasin një gjuhë të qartë.
Banda gangsterësh kundër protestuesve
Populli i Serbisë ka demonstruar për natën e dytë radhazi sepse ndihet i mashtruar. Jo vetëm kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Në javët e mëparshme, Vuçiçi i hoqi pothuajse të gjitha masat e kujdesit kundër përhapjes së pandemisë. Ai u hoq se e kishte krizën nën kontroll. Por pas zgjedhjeve, papritmas rezulton se gjithçka është shumë më keq sesa kishte thënë para zgjedhjeve: pandemia nuk ka të ndalur, e kërkon gjithnjë e më shumë jetë. Ekonomia është në rënie të lirë. Dhe presidenti përgjegjës luan rolin e të pafajshmit.
Vuçiçi tani dërgon bandat e tij të gangsterëve kundër protestuesve, njëherë me uniformë, ndonjëherë pa të. Po t'u besosh demonstruesve, me njerëzit në rrugë përzihen njerëz të shërbimit të fshehtë, bëhen të dhunshëm në mënyrë që të shkatërrojnë rezistencën. Policia nuk qëndron aspak e përmbajtur, siç pretendon Vuçiçi. Ka shumë foto të rojeve të sigurisë që rrahin shkopinj burra dhe gra të shtrirë në tokë dhe madje edhe fëmijë. Forcat e sigurisë së Serbisë janë një turp për këtë vend për dekada.
Serbia nuk është demokraci. Për sa kohë që mbetet kështu, ajo nuk ka ç'kërkon në Bashkimin Evropian. BE i mjaftojnë liderët autokratë në radhët e tij nga Evropa Qendrore Lindore. Jo dhe një tjetër nga ky lloj që duhet të bashkëfinancohet nga komuniteti.
Kancelarja duhet të veprojë
Angela Merkel gjeti fjalë bukurtingëlluese në Bruksel në fillim të Presidencës gjermane të BE për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Evropë. Këto deklarime kthehen në politika të besueshme vetëm kur kancelarja vepron në përputhje me to - për shembull duke pezulluar negociatat e pranimit me Serbinë për sa kohë që është në pushtet Vuçiçi. Brukseli gjithashtu duhet të kryejë një hetim të pavarur se kush është përgjegjës për sulmet brutale kundër demonstruesve. Po të refuzojë Serbia të bashkëpunojë, BE në të ardhmen duhet t'u refuzojë hyrjen në komunitet shefave të policisë, të Ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes. BE nuk duhet t'i lejojë ata të shpëtojnë. Kancelarja e ka mbështetur shumë gjatë Vuçiçin. Ai mund të linte një njollë të errët në kancelarinë e saj të suksesshme.
Forca e Vuçiçit është dobësia e kundërshtarëve të tij: opozita serbe është e përçarë. Përveç kësaj, ateisti Vuçiç arriti gjithashtu të bëjë për vete Kishën Ortodokse Serbe. Më saktë: disa peshkopë - si ai në Vojvodina - kanë lejuar të mbrehen në karrocën e tij. Vuçiçi kontrollon aparatin shtetëror dhe të gjitha burimet e lidhura me të. Për sa kohë që vazhdon kjo, ai i bie të qëndrojë në pushtet.
Eksodi i serbëve
Në aspektet tragjike bën pjesë që situata nuk është aq e keqe për Perëndimin. Ka paqe në Ballkan, serbë të rinj dhe të arsimuar largohen nga vendi për ta kërkuar fatin e tyre në Kanada, Francë apo Gjermani. Nëse kur u shpërbë Jugosllavia në vend jetonin rreth dhjetë milionë serbë, numri tani është shtatë, ndoshta vetëm dy deri në tre milionë për disa dekada. Problemi i popullit të paqetë në Ballkan do të zgjidhet vetvetiu. Para së gjithash, në sajë të Aleksandar Vuçiçit dhe mbështetësve të tij./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
