Flash News

KRYESORE

Protesta në sheshin ‘Skënderbej’, policia procedon 7 protestues mes tyre edhe Sazan Gurin si organizator

Protesta në sheshin ‘Skënderbej’, policia procedon 7

Policia ka proceduar shtatë persona mes tyre edhe tre organizatorët e tubimit, të mbajtur dje në sheshin ‘kënderbej’ në Tiranë, ku nuk munguan edhe përplasjet.

Sipas policisë, procedimi ndaj tyre nisi pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

“Shtetasit ZaqeIslami, Klajdi Bello. dhe Sazan Guri., në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime.

Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.

Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Po punohet për masat plotësuese sipas Aktit Normativ, si dhe për shoqërimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në protestë, pasi janë fotografuar dhe identifikuar nga ana e Policisë”, njofton policia.

Të fundit