Flash News

KRYESORE

Protesta nga Veriu në Jug; këto akse kryesore do të bllokohen nesër

Protesta nga Veriu në Jug; këto akse kryesore do të bllokohen

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike.

PD, aleatët dhe LSI po përgatitet për protestat që do të mbahen ditën e nesërme në mbarë Shqipërinë . Opozita  ka vendosur që pikat ku do të mbahet protesta do të jenë:  Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen,

Rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, Rrethrrotullimi Milot për Veriun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Po ashtu bëhet me dije se opozita e bashkuar i ka kërkuar  kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit që seanca parlamentare e parashikuar të nisë në orën 10:00; të shtyhet për në orën 18:00. Kjo pasi, deputetët do të qëndrojë pranë qytetarëve të cilët do të bllokojnë akset kryesore; kundër taksave të larta të vendosura nga qeveria.

Të fundit