Flash News

KRYESORE

Protesta para Drejtorisë së Policisë, artisët në mbështetje të qytetarëve dhe shoqërisë civile

Protesta para Drejtorisë së Policisë, artisët në

Protestës të qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës i janë bashkuar edhe artistët dhe aktorët.

Këta të fundit pasi kanë përfunduar një tjetër protestë të tyren kundër Kryeministrit Edi Rama lidhur me Teatrin Kombëtar, i janë bashkuar protestës maratonë para godinës së policisë së Tiranës, ku po mbahen prej ditës së djeshme të arrestuarit pas protestës së zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Politiko.al mëson se aktualisht para Drejtorisë së Policisë janë aktorët Arben Derhemi, Ervin Bejleri dhe regjisori Robert Budina.

Qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa ata nesër do të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të fundit