Flash News

KRYESORE

Protesta para Drejtorisë së Policisë, procedohen 15 qytetarë

Protesta para Drejtorisë së Policisë, procedohen 15 qytetarë

Policia e Tiranës ka proceduar 15 qytetarë që morën pjesë në protestën para drejtorisë së Policisë, me pretendimin se morën pjesë në një protestë të paligjshme.

Protestuesit akuzohen për faktin se kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, ku po zhvillohet edhe tubimi, që prej dy ditësh.

Gjithashtu ditën e djeshme u proceduan 8 persona për të njëjtën arsye.

Kujtojmë që prej dy ditësh qytetarët po protestojnë tek Drejtoria e Policisë për lirimin e 23 të arrestuarve nga protesta për taksën e Rrugës së Kombit.

 

Të fundit