Flash News

KRYESORE

Protesta para Gjykatës/ Shehi i LZHK dhe Këlliçi i FRPD të pranishëm, por mbajnë distancë nga organizatorët

Në protestën që po zhvillohet përpara Gjykatës së Tiranës, ku kërkohet lirimi i qytetarëve kuksianë që kundërshtuan tarifën e ‘Rrugës së Kombit’, i pranishëm është edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Këlliçi shoqërohej nga disa persona, por nuk është bërë pjesë e fjalimeve që qytetarët dhe organizatorët e protestës po mbajnë përpara Gjykatës. Prej ditësh, protestuesit kërkojnë nga politika që të qëndrojë larg dhe të mos përfshihet në këtë çështje.

Në protestë është parë edhe deputeti Dashamir Shehi, njëkohësisht kreu i LZHK-së, i cili ka qëndruar për disa minuta me qytetarët dhe më pas është larguar.

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të PD dhe LSI ndodhen brenda sallës së gjyqit, për të ndjekur nga afër seancën.

Shoqëria civile nuk braktis protestën, prej ditësh në mbështetje të qytetarëve kuksianë

Të fundit