Flash News

KRYESORE

Protesta para kryeministrisë për tarifat në universitete, reagimet: Boll u tallët me studentët

 “Lëvizja  për Universitetin” ka protestuar sot para kryeministrisë për tarifat e larta dhe kushtet jo të mira në Universitete

Studentët kanë protestuar për tarifat e larta të shkollë, pagesën e dyfishtë për studentët e ngelur dhe për mbrojtjen e gjuhës së huaj universitetet private.

Një numër i madh studentësh me pankarta në duar kanë marshuar nga korpusi “Nënë Tereza” deri te kryeministria. Në fjalën e tyre ata kërkonin përgjysmimin e tarifës si dhe i konsideronin  përgjigjet e ministrisë së Arsimit cinike.

Pas përfundimit të protestës ka reaguar për herë të parë ministria e Arsimit e cila u shpreh se tarifa është e njëjtë si 4 vite më parë, dhe se politikat për tarifat e shtuara për studentët e ngelur dhe për provimet e prapambetura nuk varen nga qeveria.

Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Boçi kundërshton deklaratën e ministrisë së Arsimit për vetëqeverisjen në universitete duke kujtuar ligjin: “Ministria përgjegjëse për Arsimin i propozon Këshillit të Ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”, shprehet Boçi.

Statusi i plotë:

MINISTRIA E ARSIMIT NUK DO E NUK DO QË TË MËSOJË...

Në reagimin e sotëm, Ministria e Arsimit i përgjigjet studentëve në protestë se “tarifat e studimit nuk vendosen më nga qeveria por nga vetë institucionet arsimore pra që janë universitetet. Çdo universitet vendos vetë për politikat që ndjek.”

Mashtrim dhe paaftësi bashkë = MASR.

Boll u tallët me studentët e lexojeni ligjin, për të cilin ishit gati të binit dëshmorë!

Ja çfarë thotë Ligji i AL për këtë!!!!!

Në nenin 7 pika f, pëcaktohet “e zeza mbi të bardhë”, se Ministria përgjegjëse për Arsimin

“i propozon Këshillit të Ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”

Pra thjesht e qartë!

N.q.s ministria vendos një kufi maksimal tarifimi, p.sh 200.000 lekë të vjetra, për çdo program studimi, asnjë Universitet publik nuk mund ta tejkalojë.

Të gjitha vendimet e tyre do jenë detyrimisht nën kufirin maksimal të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe të miratuar nga Kryeministri i koncesioneve.

Mirë që bëjnë ligje skandaloze, por dhe mësimin e tyre e kanë skandaloz!

Të vjen vërtet keq dhe revoltë njëkohësisht, kur dëgjon përgjigjet e Ministrisë së Arsimit.

 

 

Të fundit