Flash News

KRYESORE

Protesta para Kuvendit/ Basha punonjësve të 'by pass'-it: Nuk merrni pagat sepse ka korrupsion qeveritar

Protesta para Kuvendit/ Basha punonjësve të 'by pass'-it:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shpjegoi para protestuesve të 'by pass'-it të Fierit, të cilët nuk paguhen prej disa muajsh se kjo është një aferë e pastër korruptive e kryeministrit Rama dhe ministrit Gjiknuri.

“Firma kontraktore ka lënë një garanci dhe kjo garanci, sipas informacioneve të opozitës mjafton dhe tepron për të paguar detyrimet. Sipas informacioneve tona, kjo pagesë nuk kryhet sepse ka korrupsion qeveritar dhe ministror. Ka dhjetëra telefonata midis zyrtareve dhe ish-kontraktorit që fshehin një aferë të pastër korruptive. Edi Rama dhe Damian Gjiknuri duan t’i marrin paratë per veten e tyre”, deklaroi Basha.

Më tej, Basha u tha protestuesve se Partia Demokratike do të jetë në krahun e tyre dhe i garantoi se do të bëj gjithçka që t’i marrin paratë që u takojnë.

“Ne jemi në krahun tuaj dhe do bëjmë gjithçka që garancia të kryhet sepse shteti për këtë punë është. Kjo është djersa juaj dhe paratë e kësaj vepre i ka shteti. Ne do të bëjm gjithçka që ju t'i merrni paratë që i ka shteti shqiptar”, përfundoi Basha.

Të fundit