Flash News

KRYESORE

Protesta para Parlamentit/ Arrestohen 8 persona, 9 të tjerë ndiqen penalisht

Protesta para Parlamentit/ Arrestohen 8 persona, 9 të tjerë ndiqen

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona dhe 9 të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike", i 8 shtetasve:

- N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

- A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

- E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

- L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

- A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

- M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

- L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

- E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Të fundit