Flash News

KRYESORE

Protesta për banesat, qytetarët kritika ministrit Gjiknuri: Hyre në Top Channel me fustan si gratë

Protesta për banesat, qytetarët kritika ministrit Gjiknuri: Hyre

Vijon edhe sot protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ kundër vendimit të ARRSH-së për të prishur banesat dhe bizneset e tyre. Banorët janë mbledhur sërish përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar llogari për projektin edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një prej banorëve nuk ka kursyer kritikat ndaj ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, të cilin e akuzoi për mashtrim kur premtoi se banorëve që preken nga projekti do u paguhet një qira 3 vjeçare. Ai theksoi se shumica e tyre janë të papunë dhe jetojnë vetëm me bizneset e vogla që kanë në katet e para të shtëpive. Protestuesi ironizoi edhe mënyrën se si Gjiknuri hyri mbrëmjen e djeshme në Top Channel, duke përdorur një makinë policie.

“Damian Gjiknuri u fut si hajdut në Top Channel. Hyri si gratë me fustan. Është mashtrim edhe pagesa 3 vjeçare që premtoi. Ata nuk e dinë që shumica e këtyre banorëve kanë një biznes të vogël në katin e parë të banesave. Kjo është qendresë si e kosovarëve përballë serbët. Këta e duan si ua bënë kuksianët, por të mos harrojnë se edhe ne jemi kuksianë, por nuk ka vetëm kuksianë, por edhe nga Tepelena, Përmeti, nga jugu dhe veriu”, deklaroi një prej banorëve.

Banorët në protestë lëshuan gjithashtu akuza të forta  ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkuan llogari për vilën që ka ndërtuar në Surrel, fshat pranë Tiranës.

Të fundit