Flash News

KRYESORE

Protesta për Klodiana Lalën, Edmond Tupja: Ka një ecuri, nisi me kazanin, largimet e gazetarëve nga TV-të dhe deri te kallashnikovi

Protesta për Klodiana Lalën, Edmond Tupja: Ka një ecuri, nisi me

Përkthyesi i njohur Edmond Tupja ju bashkua sot protestës së mbajtur para kryeministrisë pas sulmit me armë që ju bë banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në një prononcim për ‘Report Tv’, Tupja e cilësoi këtë si një atentat kundër lirisë ndërsa tha se e gjitha kjo ka një ecuri që nisi që me historinë e ‘kazanit’, më pas me largimin e disa gazetarëve nga televizionet ku punonin për të mbërritur tek breshëria e kallashnikovit.

“Atje ku kërcënohet lira e shtypit, fillon dhe mbaron shtypja e lirisë.

Ky është një atentat kundër lirisë.

Ka një ecuri që nga historia e kazanit, të plehrave, të gazetarëve, deri te largimet me marifet të disa figurave gazetareske të njohura nga televizionet ku punonin dhe deri tek breshëria me kallashnikov”, u shpreh Edmond Tupja.

 

Të fundit