Flash News

KRYESORE

Protesta për klubet e natës, reagon Rama: Zoti i ruajtë ata dhe të tjerët nga mendjet e tyre!

Protesta për klubet e natës, reagon Rama: Zoti i ruajtë ata dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së artistëve, punonjës dhe pronarëve të bareve, pub-eve dhe diskove të natës.

Në tëitter ai shkruan se është e pa pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan Rama.

Ashtu siç u lajmërua ka nisur protesta para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës.

Aktualisht para Kryeministrisë po protestojnë qindra qytetarë, artistë e muzikantë, disa prej të cilëve raportohet se janë shoqëruar nga policia.

Të fundit