Flash News

KRYESORE

Protesta për Teatrin, aktori i drejtohet Ramës dhe deputetëve të PS-së: Me çfarë mendjeje jeni kthyer?

Protesta për Teatrin, aktori i drejtohet Ramës dhe deputetëve

Në ditën e 75 të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj i është drejtuar përmes një mesazhi kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PS-së, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Ke bërë mirë që ke pushuar por nuk ke reflektuar, tha Liçaj duke ju referuar Ramës teksa i kujtoi se qytetarët dhe aktorët nuk kanë bërë asnjë ditë pushim pasi kanë protestuar për çdo ditë me radhë.

“Keni pushuar, jeni rruar, jeni qethur, jeni larë, keni kap dhe një fotografi me Ronaldon, bravo plak. Ju pëlqen juve rilindësve termi plak, si duket keni lindur dhe rilindur të plakur.

Ke bërë shumë mirë që ke pushuar por nuk ke reflektuar. Ne nuk kemi pushuar, ne kemi qëndruar këtu dhe po presim. I kemi ndërtuar strategjitë të gjitha gati, kemi sensibilizuar këdo, frymë kombëtare, ndërkombëtare dhe ti e di shumë mirë se të kanë ardhur raportet.

Po të presim, eja”, tha Liçaj.

Aktori ju drejtua edhe deputetëve të mazhorarancës të cilët do të duhet të shprehen sërish për projektligjin e teatrit. “Jeni kthyer si njerëz që përfaqësoni këta njerëz apo jeni kthyer si jeniçer të lodhur të ideve të çmendura të një njeriu të vetëm”, ishte pyetja që aktori Neritan Liçaj ju drejtoi deputetëve të mazhroancës.

“Tani po ju drejtohem edhe juve zotërinjve deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Keni pushuar në resorte të shtrenjta, uroj që ato detet e huaja t’ua kenë lartë mëkatet se detet tona nuk ua lajnë mëkatet, keni shumë ju, ku përfshihet edhe mëkati i 5 korrikut. Shumë mirë keni bërë, e drejta juaj të pushoni dhe me familjet tuaja por me çfarë mëndje jeni kthyer? Kjo është pyetja.

Jeni kthyer si njerëz që përfaqësoni këta njerëz apo jeni kthyer si jeniçer të lodhur të ideve të çmendura të një njeriu të vetëm

Bëjani këtë pyetje vetes. Nga cili krah do qëndroni?

Do qëndroni nga ai krah që po ju degradon përditë si forcë politike apo do qëndroni në krahun e qytetarit?”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.

Të fundit