Flash News

KRYESORE

Protesta për Teatrin, pedagogu i Gazetarisë thirrje ambasadores Vlahutin: Reago! S’mund ta lejojmë këtë situatë

Protesta për Teatrin, pedagogu i Gazetarisë thirrje ambasadores

Aktorë e aktivistë po vijojnë normalisht protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci para godinës së Teatrit Kombëtar u ka bërë thirrje ambasadorëve, veçanërisht asaj të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, që të reagojë për këtë situatë.

“Reagimi i ambasadorëve shumë i vakët…S’ka gjykatë, s’ka institucione, jemi në një situatë dhune që i bën pushteti qytetarëve. Kjo është shumë e rëndë dhe ne nuk mund ta lejojmë”, është shprehur Goci.

“Presim të reagojë BE, por deri më tani Vlahutin ka qenë e painteresuar dhe nuk ka krijuar presionin që duhet”, është shprehur më tej ai.

Kujtojmë që të enjten që kaloi, në Kuvend u votua me 75 vota pro projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa artistët janë të vendosur që të mbrojnë këtë godinë nga prishja.

Të fundit