Flash News

KRYESORE

Protesta për “Xhisielën”, aktivisti: Mos e kruani me nënat, motrat dhe vajzat e këtij vendi

Protesta për “Xhisielën”, aktivisti: Mos e kruani me

Dhunimi i Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Rexhep Rraja ka nxitur reagimin e qytetarëve që sot janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi dhe duke i thënë STOP dhunës ndaj grave.

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i cili theksoi se kjo është protestë kundër sistemit që guxon të dhunojë dhe të përdhunojë vajzat, motrat, nënat e këtij vendi.

“E para një herë, sot mund të ishte dita e trishtimit të madh. Në fakt ky organizim e kthen në ditë të shpresës së madhe. Sot ne duhet t’i japim një duartrokitje shumë të madhe oficerit që ka lënë atdheun për të demaskuar një skemë të krimit shtetëror. Nëse dikush mendon se kjo është një protestë ndaj një djali 20-vjeçar që është djali i një deputeti, e ka shumë gabim.

Kjo është protestë kundër sistemit që guxon të dhunojë dhe të përdhunojë vajzat, motrat, nënat e këtij vendi. Kjo është një protestë kundër atyre që morën votën për të qeverisur dhe kthehen në okupues, përdhunues të nënave, motrave dhe vajzave të këtij vendi. Ky është një mesazh, përtej individëve s’më interesojnë, për këdo që ka sot pushtet dhe që do të marrë nesër. Mund të na vidhni, mund të na tallni, por mos e kruani me nënat, motrat dhe vajzat e këtij vendi”, u shpreh Lapaj.

Të fundit