Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta/ Propozimi për seancë dëgjimore në Kuvend, organizatat nuk bien dakord
Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri (ANYN) ka kërkuar seancë dëgjimore urgjente në Parlmanet ku do të diskutohet për protestën e studentëve.
Në reagimin e kësaj organizate thuhet: “Ne kërkojmë urgjentisht zhvillimin e një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të diskutuar në tërësi situatën në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend, si dhe zgjidhjet e problematikave ligjore të tyre.”
Por ky qëndrim i ANYN kundërshtohet nga Kongresi Rinor Kombëtar që, nëpërmjet një deklarate, thotë se salla e Parlamentit nuk i nxë 25 mijë studentët që protestojnë.
“Ne jemi të mendimit që ajo cka ne mund të bëjmë është të dalim në rrugë me miqtë dhe anëtarët tanë, të përcjellim situatën ashtu sic është tek partnerët ndërkombëtarë dhe të mos e përdorim punën e tyre/tonën/studentëve për promovimin e misionit dhe punës sonë si organizata”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Deklarata e plotë ANYN:
Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri (ANYN) kërkon seancë dëgjimore urgjente në mbështetje të studentëve në Kuvendin e Shqipërisë!
Tiranë, 12 Dhjetor 2018 – Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) shpreh mbështetjen e plotë për protestën e studentëve të universiteteve në vend. Ne pajtohemi tërësisht me kërkesat e studentëve dhe kërkojmë edhe zgjidhjen e tyre të menjëhershme nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ne shprehim bindjen tonë të plotë se të drejtat e studentëve kanë nevojë të mbrohen dhe respektohen dhe janë vetë studentët ata që duhet të ngrenë zërin për plotësimin e kushteve të tyre.
Protesta e studentëve që tashmë ka hyrë në ditën e 9 të saj, është fokusuar në 8 kërkesa, prej të cilave kyçe, mbeten përgjysmimi i tarifës së studimit dhe dyfishim i buxhetit të arsimit të lartë, përmirësim i kushteve të konvikteve, apo pajisje me Kartën e Studentit, e shumë të tjera, kërkesa këto që Rrjeti ynë, ka disa vite që i ka kërkuar dhe adresuar institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Shqiptare.
Raportet më të fundit dhe realiteti studentor në vend, kanë pasqyruar shpesh problematika thelbësore në universitete dhe në rininë shqiptare. Niveli i papunësisë, arrin shifrën 26% në vend. Rreth 79% e të rinjve, kërkojnë të largohen nga vendi, ndërsa thuajse 50% e të dënuarve për krime në Shqipëri i përkasin moshës 15-30 vjeç. Në shifra shqetësuese vjen edhe braktisja e shkollës nga arsimi i përgjithshëm drejt atij universitar.
Në mbështetje të studentëve, ANYN i kërkon qeverisë dhe institucioneve të linjës, Parlamentit Shqiptar, Përfaqësive të Ambasadave në vend dhe përfaqësisë së Bashkimit Europian në Shqipëri, që kërkesat e studentëve të plotësohen tërësisht.
Ne kërkojmë që tarifa vjetore e shkollimit për studimet universitare të shkojë drejt eleminimit të plotë të saj. Buxheti për arsimin duhet të rritet deri në masën 5% të PBB, për të siguruar kështu jo vetëm një arsim cilësor, por dhe kushte dhe standarte europiane për investimet në universitetet tona. ANYN kërkon që Karta Rinore/Studentore të mundësohet brenda gjysmës së parë të vitit 2019 ndërsa kërkojmë edhe rishikim të menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë, dhe diskutim të gjerë me vetë studentët të akteve nënligjore.
Përsa i përket korrupsionit në sistemin arsimor universitar, ne kërkojmë ndërtimin e mekanizmave dhe një transparencë absolute në universitete për shmangien e tij.
Ne pajtohemi me studentët që kërkojnë të garantojnë parimin e autonomisë së plotë në vendim-marrje, duke përcaktuar numër të barabartë në bordet e administrimit të IAL Publike. Të sigurohet një pjesëmarrje më e gjerë e studentëve në senatet akademike të universiteteve dhe një veting të mirëfilltë për të gjithë Sistemin Arsimor të Lartë në Shqipëri.
Për të gjitha këto kërkesa si përfaqësues të mbi 50 organizatave rinore joqeveritare në mbarë vendin në vijimësi të takimeve dëgjimore të mëparshme, ne kërkojmë urgjentisht zhvillimin e një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të diskutuar në tërësi situatën në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend, si dhe zgjidhjet e problematikave ligjore të tyre.
Deklarata e plotë e KRK:
Duke u nisur nga ngjarjet e ndodhura këtë javë në Shqipëri me lëvizjet dhe protestat e studentëve në cdo qytet për shkurtimin e tarifave për ndjekjen e universitetit, sigurimin e kushteve minimale për të studiuar dhe rritjen e përfaqësimit të studentëve ne vendimmarrje ne shprehim mbështetjen tone të plotë në kërkesat e bëra nga studentët. Kongresi Rinor Kombëtar është struktura më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse e organizatave dhe grupeve rinore në Shqipëri dhe si e tillë, ne kemi qenë cdo ditë në protestë që nga fillimi i saj e deri më sot. Si të rinj, ne kemi qëndruar jashtë dyerve të Ministrisë dhe Kryeministrisë e sot të Parlamentit duke përfaqësuar veten tonë, të afërmit dhe miqtë sepse po vuajmë të njëjtën barrë studentore. Si Kongres ne kemi qenë një ndër palët më të forta kundërshtuese të Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe sot, 4 vite më vonë, shikojmë pasojat e një veprimi jo të mirë menduar nga politikëbërësit. Këtë vit, sërish po përpiqemi të parandalojmë të njëjtin fenomen me Ligjin për Rininë dhe kemi besim e shpresë që do ia dalim pasi këtë javë kemi treguar që të rinjtë e Shqipërisë dinë ku, kur dhe si të reagojnë.
Kjo protestë është vetëm e studentëve dhe jo e organizata dhe jo e partive politike. Ne e kemi kuptuar dhe jemi dakort me këtë qasje prandaj nuk kemi dashur të bëjmë deklarata publike në media por kemi bërë thirrje për të qenë të gjithë jashtë, në rrugë, #mestudentët. Për fat të keq, sot ndjejmë nevojën të reagojmë pasi kolegët tanë të organizatave rinore kanë marrë iniciativë të kërkojnë një seancë dëgjimore në parlament për këtë cështje. Ne nuk jemi dakort dhe 100 organizata pjesë e rrjetit tonë nuk pajtohen më këtë fakt. Salla e Kuvendit është shumë e vogël për të zënë 25 000 studentë që janë në rrugë dhe ata nuk duan të përfaqësohen nga 10 apo 100 që nuk dihet si e ku do zgjidhen. Organizatat rinore në Shqipëri kanë bërë dhe bëjnë një punë të cmueshme në ngritjen e kapaciteteve, edukimin e të rinjve dhe advokimin për cështjet rinore, ne e vlerësojmë sepse i dimë mirë kushtet në të cilat punojnë dhe sakrificat që duhet të bëjnë për të përmirësuar këtë vend, mirëpo gjykojmë që në këtë rast ne nuk duhet të ndërhyjmë si subjekte. Ne jemi të mendimit që ajo cka ne mund të bëjmë është të dalim në rrugë me miqtë dhe anëtarët tanë, të përcjellim situatën ashtu sic është tek partnerët ndërkombëtarë dhe të mos e përdorim punën e tyre/tonën/studentëve për promovimin e misionit dhe punës sonë si organizata.
Duke qenë cdo vit në cdo qytet të Shqipërisë, ne i kuptojmë dhe pajtohemi me 8 kërkesat e studentëve, dimë gjithashtu që këto janë pak nga ato që na duhen por biem plotësisht dakort që të paktën këto janë të panegociueshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38