Flash News

KRYESORE

Protesta që ‘nuk u pa’ dje në Tiranë, 70% e nxënësve të ‘Sami Frashërit’ braktisën mësimin

Protesta që ‘nuk u pa’ dje në Tiranë, 70% e

Propaganda qeveritare po mundohet të bindë publikun se protesta e studentëve është shuar dhe tashmë ka mbetur vetëm një grup i vogël që kundërshton dialogun me kryeministrin Edi Rama.

Por një debat i drejtoreshës së gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, me senatorët e të gjitha klasave, tregoi përmasat që ka realisht kjo protestë.

Nga 1000 nxënës që ka ‘Sami Frashëri’, 700 prej tyre kishin braktisur mësimin për t’u bërë pjesë e protestës. Kjo shifër u konfirmua në debat nga vetë drejtoresha.

70% e nxënësve të këtij gjimnazi protestuan dje përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar zbatimin e tetë kërkesave.

Një tjetër moment interesant në debatin e drejtoreshës me senatorët, ishte se këta të fundit kishin kurajën për pranuar pjesëmarrjen në protestë, edhe në ditët e ardhshme, edhe pse u kërcënuan direkt me mungesa dhe për rrjedhojë me përjashtim nga shkolla.

‘Sami Frashëri’ nuk është gjimnazi i vetëm që i është bashkuar protestës, të njëjtin vendim kanë marrë edhe nxënësit e gjimnazeve të tjera.

Ndërkohë, sot studentët dhe gjimnazistët kanë lajmëruar për protestë masive përpara Kuvendit.

Të fundit