Flash News

KRYESORE

Protesta/ Rama flet për mesazhin që i ka dërguar Bashës para shumë kohësh: Nuk je akoma vonë; jam i hapur për dialog

Protesta/ Rama flet për mesazhin që i ka dërguar Bashës para

Kryeministri Edi Rama i ka kujtuar kryedemokratit Lulzim Basha mesazhin që i ka dërguar shumë kohë më para, kur i hyri rrugës së protestave. Në një komunikim me mediat, Rama i drejtohet Bashës, duke i sugjeruar të ndryshojë rrugë, sipas tij sa është në kohë.

“Një mesazh kam për mikun tim Basha:  I kujtoj mesazhin që të çova kur i hyre kësaj rruge, shumë kohë përpara. Nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë për një arsye të thjeshtë që me shumë të drejtë më herët se vonë llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative qeverisëse, ku të dëgjoje me dhimbje e zë të ngjirur aman ik.

Jam i gatshëm për dialog dhe fatmirësisht ata me Bashën në krye thonë se s’kanë nevojë për karrige, ulemi flasim e marrim përsipër të kthejmë në nisma ligjore ata shqetësime që ata si popull kanë për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë për karrige e për pazare, gjë që e besoj se e besoj atë që thotë Luli, jemi në rregull. Ulemi dhe negociojmë dhe vendosim”, u shpreh Rama.

Të fundit