Flash News

KRYESORE

Protesta, reagon Rudina Hajdari: Distancohuni nga dhuna! Gjuha e arsyes të prevalojë mbi atë të ndjenjave

Protesta, reagon Rudina Hajdari: Distancohuni nga dhuna! Gjuha e arsyes të

Pas protestës së ditës së djeshme para Parlamentit ku mbetën të plagosur 13 efektivë policie dhe tre qytetarë të “Unazës së Re” ka reaguar dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Në një reagim në Facebook, Hajdari  u bën thirrje të gjithëve që të distancohen nga dhuna dhe se gjuha e arsyes duhet të prevalojë para gjuhës së ndjenjave.

“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes.

Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës”, shprehet Hajdari.

Të fundit