Flash News

KRYESORE

Protesta sot te Parlamentit, policia ‘blindon’ godinën me tela me gjemba; masa të ashpra edhe te Kryeministria e Piramida

Sot, pritet të zhvillohet një tjetër protestë e madhe para godinës së Parlamentit në bulevardin ‘Zhan Dark’ në Tiranë.

Një ditë pasi opozita firmosi për djegien e mandateve, sot në orën 10.00 bashkë me qytetarë të shumtë do të protestojnë, ndonëse kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi një ditë më parë anulimin e seancën së sotme plenare.

Siç duket edhe nga fotot, policia ka hartuar një plan të rreptë masash duke vendosur hekura, gardhe dhe tela me gjemba në disa institucione të rëndësishme në Tiranë si te Parlamenti,  Kryeministria e Piramida.

Po ashtu, efektivë të shumtë të policisë do pozicionohen pranë këtyre objekteve, ndërsa njësoj si në protestën e parë, policia njofton se do të përgjigjet me forcën e ligjit ndaj  çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë do të shkojë në Gjirokastër, ku do të organizojë disa takime në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Bashkë me të në këtë vizitë dy ditore do të jenë edhe ministra dhe deputetë të qarkut.

Të fundit