Flash News

KRYESORE

Protesta te “Astiri”, Gjiknuri zbut tonet: S’ka vendim për shembjen e banesave pa dalë VKM-ja

Protesta te “Astiri”, Gjiknuri zbut tonet: S’ka vendim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka zbutur tonet sa i takon protestës së banorëve të ‘Astirit’ për zgjerimin e ‘Unazës së Re’ në Tiranë.

Në Komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri saktësoi një detaj që deri tani nuk është përmendur. Sipas ministrit, nuk ka ende asnjë vendim për shembjen e banesave dhe objekteve pa dalë më parë Vendimi i këshillit të Ministrave.

“I gjithë ky është një spekulim politik, pasi nuk ka asnjë proces prishjeje të banesave. S’ka dalë ende asnjë VKM për 180 objekte me dokumente për shpronësimin e ligjit për objektet që janë me dokumente me vërtetim pronësie , më pas nis procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje. Ata që s’kanë dokumente pronësie do trajtohen me tre vjet qira", u shpreh Gjiknuri.

Të fundit